Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje gjatë ditës së djeshme.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë, rreth orës 23:35, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur 1.70 promil kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë së Kosovës./FolDrejt/