Policia e Kosovës ka raportuar se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:07, në fshatin Kosin të Ferizajt, transmeton Fol Drejt, ku si rrjedhojë kanë pësuar lëndime zyrtarët policorë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar.
Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar.
Rasti është duke u hetuar.