Një grua ka përfunduar në pranga tw policisë nën dyshimet se ka rrahur bashkëshortin, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:00 në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh, thuhet se viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare.
E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.