Në Zveçan raportohet se është sulmuar shtetasi i Shqipërisë, ku 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë, ku e dëmtuar ka mbetur dera e kamionit.
“Rudar , Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.