Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq tha sot se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, “vazhdon pa u lodhur fushatën e tij kundër konceptit të Kosovës multietnike”, si dhe në mënyrë aktive duke punuar për të ndezur një tjetër konflikt në Evropë.
Ai në Twitter ka thënë se në 24 orët e kaluara, “nën akuza të rreme të policisë speciale të Kurtit – të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës”, janë arrestuar edhe dy serbë të tjerë, në kundërshtim të dukshëm me nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit. /FolDrejt/