Manchester United është në kërkim të sulmuesve dhe në klub duan që Rasmus Hojlund të jetë ai me të cilin do të nënshkruajnë kontratë shumëvjeçare.
Haaland i ri, siç quhet ai nga mediat, luan për Atalantën dhe është anëtar i kombëtares daneze. Ai është 20 vjeç. Problem për United është shuma që klubi italian kërkon për shitjen e tij. Thuhet se është 100 milionë funte dhe United nuk është gati ta japë këtë për momentin, transmeton Fol Drejt.