Një zyrtar policor është sulmuar gjatë një bastisjeje.
Rasti ka ndodhur në Prizren, pasditen e djeshme, rreth orës 16:50, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur derisa njësia policore ka qenë duke zbatuar një urdhër verbal të prokurorit për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/