Një person është arrestuar për shkak të dhunës familjare ndaj prindërve të tij, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, viktimat kosovarë dhe si pasojë e sulmit i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.