Një person i cili kishte një ndalesë nga njësia e hetimeve ka sulmuar policinë. Ai fillimisht është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar zyrtarët policorë në aeroport. Incidenti ka ndodhur pasi i dyshuari kishte një ndalesë nga njësia e hetimeve. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit lidhur me rastin është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte”, thuhet në njoftim, transmeton Fol Drejt.