Në fshatin Arllat të komunës së Drenasit është raportuar një rast i cilësuar nga policia “Kanosje”.
Aty ankuesi ka raportuar në polici se derisa po kthehej në shtëpinë e tij është ndaluar nga një veturë dhe shoferi e ka kanosur.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke u kthyer në shtëpi është ndaluar nga një veturë dhe nga drejtuesi i saj është kanosur. Nuk raportohet për të arrestuar”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.