Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe Zelenskyy kanë rënë dakord gjatë një bisede telefonike mbi rëndësinë e sigurimit që Ukraina të mund të eksportojë grurë, thotë zyra e Sunak, shkruan Al Jazeera.
“Kryeministri tha se Britania e Madhe po punonte ngushtë me Turqinë për rivendosjen e marrëveshjes së grurit dhe ne do të vazhdojmë të përdorim rolin tonë si kryesues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar më tej sjelljen e Rusisë”, tha një zëdhënës i Sunak në një deklaratë, duke iu referuar një marrëveshjeje që lejoi Ukrainën të eksportonte mallra bujqësore nga portet e saj të Detit të Zi.
Sunak gjithashtu i tha udhëheqësit ukrainas se ai ishte i tmerruar nga shkatërrimi i shkaktuar nga sulmet e fundit në Odesa, thuhet në deklaratë.