Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përsëritur sërish gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj që po përballet me zjarret tash e sa ditë, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Mehaj ka thënë se janë të gatshëm që shtetit grek t’i orfojnë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve që ka Kosova.
“Jemi të gatshëm që shtetit grek, i cili aktualisht po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e zjarreve që vazhdojnë të jenë aktive në disa vatra të ndryshme, t’i ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve tona.
Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës.
Shpresojmë që zjarret të shuhen sa më parë dhe vendi t’i kthehet normalitetit.”, është shprehur Mehaj.