Ish-Kryetari i Partisë ORA, Veton Surroi ka dalë në përkrahje të Albin Kurtit dhe Qeverisë së shkarkuar që pranoi një donacion nga Serbia prej 1 mijë testesh për koronavirus.
Surroi, i cili prej kohësh përkrah veprimet e Kurtit, ka thënë se në këtë kohë s’bën të investohet me konflikte politike me Serbinë pasi ka ‘mejdane tjera’ për të vazhduar konfrontimin me shtetin që vrau më shumë se 12 mijë shqiptarë, dhunoi mbi 20 mijë gra e burra dhe deportoi mbi një milion banorë nga Kosova.
“Një mijë teste të ardhur nga Serbia janë një mijë teste të ardhur për të testuar të infektuarit nga koronavirusi , real apo potencial. Mejdane për konfrontime politike me Serbinë ka ende boll e tepër. Nuk ka nevojë të futet shëndeti i qytetarëve të Kosovës në to. E as ka nevojë për të shtuar helm në jetën tonë politike. Ka boll e tepër”, ka shkruar Surroi.
Një test i koronavirusit kushton mesatarisht 30-35 euro. Një mijë të tillë një ditë më parë, Serbia, dhuroi Kosovës. Kjo ndihmë u bë lajm edhe në Reuters e New York Times. Vlera e donacionit ishte 35 mijë euro bazuar në çmimin e testeve të COVID-19
Mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Express.
Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.
Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times dhe media të tjera botërore.