Vështirësitë financiare i kapën katalanasit, ndaj ata dolën me një mënyrë të re për të shtuar buxhetin.
Tifozët e Barcelonës do të mund të blejnë pjesë të zonës me bar të stadiumit të famshëm, i cili aktualisht është duke u rinovuar, ndërsa klubi do të vazhdojë të luajë ndeshjet e tyre si nikoqir në Monjuic, përcjell Fol Drejt.
Klubit me siguri do t’i mungojnë të ardhurat nga Camp Nou, një nga stadiumet më të mëdhenj në botë, por ata do të përpiqen të paktën pjesërisht të arkëtojnë atë që munden.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona ka filluar të shesë copa bari Camp Nou si suvenire nëpër stadium.
Në dyqanet e Barcelonës, ekziston një letër speciale e certifikuar si garanci, në mënyrë që tifozët të jenë të sigurt për vërtetësinë e terrenit , d.m.th se është me të vërtetë pjesë e barit origjinal të Camp Nou. Copat e fushës kushtojnë nga 20 deri në 50 euro, ndërsa dyqani online në Barcelonë ofron sheshe më të mëdha të fushës, disa prej të cilave janë të kornizuara dhe kushtojnë nga 80 deri në 420 euro.
Barcelona nuk është i vetmi klub që ka vendosur për këtë lëvizje. Kështu, Athletic Bilbao shiti pjesë të fushës së San Mames për 40 euro, ndërsa Atlético Madrid arkëtoi në fushën e vjetër “Vicente Calderon” për 10-95 euro përpara se të transferohej në stadiumin aktual Metropolitano.
Pas katër xhirove të La Ligës, katalanasit janë në vendin e tretë me 10 pikë. Barcelona do të luajë ndeshjen e radhës më 16 shtator kundër Betisit./FolDrejt/