E diel, 12 Maj, 2024

Etiketë: policia

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga 4 persona, në kërkim është edhe një tjeter. Ja se për cfarë akuzohen ato:

  Një nga të arrestuarit është edhe një 32-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident me pasojë plagosjen e një 21-vjeçari, i fundit ky që ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është proceduar penalisht për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  “Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit L. N., 32 vjeç, banues në Librazhd, dhe proceduan penalisht për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. P., 21 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në fshatin Hotolisht, shtetasi L. N., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. P., i papajisur me leje drejtimi. Për pasojë është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia  Po ashtu u arrestua edhe shtetasi Xh. K., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.  ...

Page 155 of 156 1 154 155 156