Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, huligan dhe ka kërkuar nga policia dhe prokuroria të nisin hetime ndaj tij pas përleshjes së sotme në Kuvend, transmeton Fol Drejt.
Sipas Tahirit, Besnik Bislimi është një huligan i pacipë, i cili, huliganizmin e tij e shfaqi edhe sot në Kuvend, duke provokuar e sulmuar deputetët e opozitës me mjete të forta.
“Ftoj policinë dhe prokurorinë që urgjentisht të iniciojnë hetime për sulm fizik nga ky huligan deficitar, i cili përmbushjen me pushtet e gjen duke ushtruar dhunë fizike, e duke rrezikuar jetën e deputetëve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, ka thënë më tej Tahiri./FolDrejt/