Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së dëshmorëve Rexhë e Anton Qorraj, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast, Haradinaj ka ngritur lart kontributin dy dëshmorëve Qorraj, duke thënë se do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar.
“Nderimi për gjithë ata që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e atdheut, do të jetë i përhershëm.
Sot, isha i nderuar të isha pjesë e ceremonisë së zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj, dhe gjithashtu të qëndroj në familjen patriotike Qorraj.
Rexha e Artoni, do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare.
Këto përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi të gjithëkohshme të historisë sonë më të re.
Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/