Në fjalimin e tij drejtuar deputetëve dhe të pranishmëve në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri, kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që populli shqiptar të jetë më i bashkuar, më i mirë, më i zhvilluar dhe ta dojë njëri-tjetrin më shumë.
“E kemi detyrë kombëtare, fal gjithë sakrificës që të punojmë dhe ta gjejmë rrugën që si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan, të bëhemi popull lider në Ballkan, duket të jemi më të bashkuar, më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar dhe ta duam njëri-tjetrin më shumë”, është shprehur Tahiri.
Tutje, ai ka thënë se gjithë këtë ua kanë borxh atyre që kanë dhënë jetën për Shqipërinë, Kosovën e shqiptarinë.
“Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë dhënë për Shqipërinë, shqiptarinë e Kosovën. Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë, Zoti e bekoftë këtë komb të bekuar”./FolDrejt/