Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas përleshjes së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u përplasën opozita dhe pozita.
Tahiri, përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se grushtet e pushtetit ndaj deputetëve janë akti i fundit para kapitullimit, transmeton Fol Drejt.
Tutje, Tahiri ka shkruar se pushtetit të koordinuar mes Kurtit e Radojçiqit po i shihet fundi.
“Grushtet e pushtetit ndaj deputeteve, janë akti i fundit para kapitullimit. Pra, tash është e qartë se pushtetit të koordinuar mes Kurtit e Radojçiqit po i shihet fundi.”, ka thënë Tahiri./FolDrejt/