Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ka pritur në një takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Marcel LIETSCH.
“Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, rolin këshillues në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, u dekorua me mirënjohje nga ana ime.
Nënkolonel LIETSÇ i dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij.”, ka thënë Mehaj më tej./FolDrejt/