Në seancën e cila po vazhdon të mbahet deputeti Besnik Tahiri ka pasur një debat me ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Tahiri i është drejtuar Muratiti duke i thënë:
“Po flet për subvencionime sikur gjithçka ka nis me ty dhe juve. Kosova nuk ka nis as me ty, as me juve, ka me vazhdu kanë me ardh të tjerë, por në kohën sa të jeni në funksion a ka mundësi me i bë do vepra sepse e keni fuqinë parlamentare dhe buxhetin”, transmeton Fol Drejt.
Ai ka vazhduar fjalimin e tij duke i thënë Muratit që duhet ta shikojë veten në pasqyrë, duhet të ketë guxim intelektual dhe të tjera.
“Duhet me pas guxim e guximin intelektual e keni se i keni do tituj prandaj mos na u kthe neve këqyre veten në pasqyrë, lena neve. Nuk ki nevojë mu bo nervoz veç kryej punët e tua”, u shpreh Tahiri./FolDrejt/