Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se aeroplanmbajtësja kineze “Shandong” lundroi përmes Ngushticës së Tajvanit, e shoqëruar nga dy anije të tjera, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën e ministrisë të publikuar dje thuhet se flota shkoi “në perëndim të vijës mesatare, duke u nisur drejt veriut”, duke iu referuar kufirit jozyrtar në mes të ngushticës që ndan ishullin nga Azia kontinentale.
Ky veprim erdhi pasi raportohet se të enjten, Tajvani pranoi dërgesën e parë të raketave Stinger nga SHBA-ja në kuadër të programit të ndihmës ushtarake emergjente.
Taipei njoftoi se po monitoron situatën dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.