Njerëzit që janë mbipeshë, të gjatë ose të shkurtër në Nju Jork do të mbrohen nga diskriminimi bazuar në ato karakteristika sipas një ligji të nënshkruar nga kryebashkiaku Eric Adams, një masë që ithtarët e tij shpresojnë se do të zbatohet edhe në qytete të tjera, raportojnë mediat amerikane.
Ligji, i prezantuar nga këshilltari i qytetit Sean Abro, parashikon ndalimin e diskriminimit në bazë të lartësisë dhe masës në vendin e punës, si dhe në aksesin në banesat publike dhe private.
“Nuk duhet të ketë rëndësi sa i gjatë je apo sa i rëndë je. Kur je duke kërkuar punë, duke u përpjekur të gjesh një lloj strehimi apo të marrësh me qira një apartament, nuk duhet të trajtohesh ndryshe,” tha Adams, sipas për CBS News./FolDrejt/