Zyrtarët nga grupi i shtatë vendeve të zhvilluara (G7) pritet të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mbi rreziqet e mundshme që vijnë nga mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale (AI) si ChatGPT.
Udhëheqësit e G7, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Japoninë, ranë dakord javën e kaluar për të krijuar një forum ndërqeveritar të quajtur “Procesi i AI i Hiroshima” për të diskutuar çështjet rregullatore të mjeteve të inteligjencës artificiale që zhvillohen me shpejtësi.
“Zyrtarët e G7 do të mbajnë takimin e parë të punës për AI më 30 maj për të diskutuar çështje të tilla si mbrojtja e pronësisë intelektuale, dezinformimi dhe mënyra e menaxhimit të teknologjisë”, tha Ministri japonez i Komunikimeve Takeaki Matsumoto, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.