Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të presë në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Takimi pritet të mbahet në orën 15:00.
Vizita e Pahorit në vendin tonë vjen pas asaj në Serbi dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës./FolDrejt/