I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në Bruksel përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ka thënë se kanë biseduar për gjendjen aktuale të dialogut.
“Kam kënaqësinë të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, kaluam dje në diskutime të thella për dialogun, situatën aktuale dhe progresin, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. I jam mirënjohës për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në rrjetin X.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në fillim të kësaj jave se ai pret që së shpejti të takohet sërish me Lajçakun në Beograd për të diskutuar mbi dialogun.