Policia Kufitarë e Shqipërisë u ka ardhur në ndihmë katër personave, pasi që të njëjtit kishin mbetur në det, me një pedalon, të cilin nuk e nxirrnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta, përcjell Fol Drejt.
Pas kërkesës për ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.
Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.