Zyrtarisht është konfirmuar se Marco Asensio (27-vjeçar) nuk do të rinovojë kontratën me Real Madridin dhe do të bëhet lojtar i lirë. Anësori largohet kështu pas nëntë vitesh nga skuadra e Santiago Bernabeu. Klubi i tij i ri pritet të bëhet klubi parisien.
“Ne madridistët nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen shembullore gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe familjes së tij fat në këtë fazë të re,” tha Real Madrid në një deklaratë zyrtare.
Asensio mbërriti te Reali në vitin 2014 nga Mallorca dhe i kaloi dy sezonet e para si huazim. Që nga viti 2016, ai ka qenë vazhdimisht anëtar i ekipit të parë të klubit madrilen dhe ka shënuar 57 gola në 248 paraqitje për të. Ai gjithashtu fitoi 17 trofe, transmeton Fol Drejt.