Deputeti austriak është takuar me deputetin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, me ç’rast është shprehur se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Kosovën.
“Sot takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës”, ka shkruar deputeti austriak, Helmut Brandstatter.
Tutje, ai ka thënë se në Ballkan duhet paqja e përhershme, derisa e ka konsideruar Ballkanin si pjesë të rëndësishme të Evropës.
“Tani kemi mungesë lufte, por na duhet paqja e përhershme në rajonin e Ballkanit i cili është pjesë e rëndësishme e Evropës”, është shprehur Brandstatter./FolDrejt/