Dy persona, të armatosur e të maskuar, raportohet të jenë futur me forcë në një shtëpi në Istog.
Rasti është raportuar dje, ne stacionin policor të Istogut, ndërkaq policia ka arritur ta arrestojë njërin nga të dyshuarit sot, transmeton Fol Drejt.
Sipas detajeve të policisë, fillimisht thuhet se ёshtё raportuar se nё fshatin Dubovё e vogёl- Istog, ka ndodhur njё rast vjedhje.
Policia menjёherё i ёshtё pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje kanё kontaktuar me dëshmitarin i cili deklaron se nё shtёpinё e viktimёs ka parё dy persona tё armatosur dhe tё maskuar nё katin e dytё tё shtёpisё.
Tё dyshuarit duke përdorur forcёn kanё hapur derën dhe janё futur nё katin e dytё tё shtёpisё.
Policia gjatё hetimit ka hasur nё njё veturё tё braktisur me targa vendore e cila pas verifikimeve tё bёra rezulton se ёshtё pronё e njё “Rent a Car”, tё cilёn e kishte marrё me qira i dyshuari.
Pas një pune intensive nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari B.H., i lindur me 1990.
Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./FolDrejt/