Cristiano Ronaldo ka folur për raportet që sugjerojnë se ai ka një marrëveshje transferimi prej 400 milionë eurosh me skuadrën saudite Al-Nassr.
Është raportuar se 37-vjeçari do të bëjë kalimin në Arabinë Saudite për një shumë prej 200 milion € në vit, duke nënshkruar për dy vjet nga 1 janari. Megjithatë, duke folur pas dominimit të Portugalisë 6-1 ndaj Zvicrës në 1/16 e Kupës së Botës të martën, Ronaldo shpejtoi t’i përgënjeshtroi këto pretendime. “Jo, nuk është e vërtetë” u përgjigj ai para gazetarëve kur u pyet për lëvizjen e mundshme drejt Al-Nassr, transmeton Fol Drejt.