Pilotët e Ryanair në Belgjikë kanë paralajmëruar një grevë dy-ditore me kërkesë të përmirësimit të pagave të tyre, transmeton Anadolu.
Aeroporti Charleroi i Belgjikës ka njoftuar se pilotët e Ryanair do të hyjnë në grevë në datat 14-15 gusht, prandaj do të ketë ndërprerje në fluturimet.
Sindikatat që përfaqësojnë pilotët po kërkojnë përfundimin e menjëhershëm të shkurtimeve të pagave që Ryanair ka bërë gjatë pandemisë COVID-19, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Ka mosmarrëveshje të shpeshta midis Ryanair dhe punonjësve për kushtet e punësimit dhe pagat.
Ekuipazhi i fluturimit hyn në grevë veçanërisht gjatë periudhave të pikut të udhëtimit.
Pilotët kishin bërë greva edhe më 15-16 korrik dhe 29-30 korrik.
Në çdo grevë rreth 100 fluturime ishin anuluar.