“Të shqetësuar nga tragjedia e autobusit Nashik. Mendimet e mia janë me ata që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident,” shkroi kryeministri indian Narendra Modi.
Të paktën 12 persona u vranë dhe dy ishin në gjendje kritike pasi një autobus mori flakë në qytetin Nashik në shtetin perëndimor indian të Maharashtra sot, tha një zyrtar i policisë për Reuters.
Më shumë se 30 të plagosur janë duke u trajtuar në një spital lokal, ndërkohë që po vijojnë hetimet për shkakun e aksidentit, njoftoi policia./FolDrejt/