Të paktën tre persona u vranë dhe të paktën 28 u plagosën në sulmin e sotëm nga një kamikaz në një patrullë policie në qytetin e Quetta, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, njoftoi policia.
Grupi militant Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), i cili pezulloi një armëpushim me forcat qeveritare këtë javë, mori përgjegjësinë për sulmin në një mesazh me tekst për Reuters.
Sipas zëdhënësit të policisë Abdul Haq, në mesin e të plagosurve ishin 15 policë. Sipas tij, patrulla po siguronte ekipin e vaksinimit ndaj poliomielitit, transmeton Fol Drejt.