Të paktën tre persona humbën jetën në një tërmet të fortë që goditi Iranin veriperëndimor pranë kufirit me Turqinë të shtunën, dhe më shumë se 300 njerëz u plagosën, njoftuan mediat shtetërore.
Informacioni i fundit për viktimat është bërë i ditur nga zyrtarët e shërbimeve emergjente në qytetin Hoy, i cili ishte më i godituri, raporton Reuters.
Forca e tërmetit në epiqendër ishte 5.9 ballë sipas shkallës Rihter, njoftoi agjencia IRNA, transmeton Fol Drejt.