Ministri polak i Mbrojtjes Marius Blaszczak tha se vitin e kaluar forcat e armatosura të vendit rekrutuan numrin më të madh të ushtarëve që nga përfundimi i rekrutimit në vitin 2008, sepse sulmi rus në Ukrainë shkaktoi interes më të madh për mbrojtjen e atdheut.
Siç tha ai, gjatë vitit 2022, Polonia rekrutoi më shumë se 13.500 ushtarë profesionistë, raporton mediet polake.
Ai thekson se kjo është rreth tetë për qind e totalit të forcave të armatosura polake, të cilat numërojnë 164,000 ushtarë, transmeton Fol Drejt.