Një rast i të shtënave me armë është raportuar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, që dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit.
Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.
Aktualisht në koordinim me prokurorinë po ndërmerren veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./FolDrejt/