Një rast i të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar është raportuar se ka ndodhur në komunën e Kamenicës.
Rasti është raportuar se ka ndodhur rreth orës 15:25, në Kamenicë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, policia ka shkuar në vendngjarje, me ç’rast ka konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë me nga 15 fishekë dhe gëzhojat.
Ndërkohë, i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/