Një person, me shtetësi shqiptare, është arrestuar pas posedimit të paautorizuar të narkotikëve.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje, rreth orës 14:30, në Vërmicë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarit mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 0.74 gram.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/