Shtatë persona u qëlluan për vdekje të hënën në Qarkun San Mateo të Kalifornisë, në sulmin e dytë masiv me armë në tri ditë në këtë shtet, njoftuan autoritetet.
Incidenti i të shtënave u raportua në dy lokacione të veçanta, me katër persona të vrarë në një fermë dhe tre viktima të tjera të gjetur të vdekur në një zonë tjetër, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një burrë 67-vjeçar i quajtur Zhao Chunli u identifikua si i dyshuar dhe u arrestua, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Mateo në një postim në Twitter.
Ai është gjetur në makinën e tij në një parking dhe në automjet është gjetur edhe një armë.
Të shtënat e fundit pasuan vrasjen e 11 personave të shtunën në një studio vallëzimi në Monterey Park gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor në qytet./FolDrejt/