Është thuajse e pamundur të paramendosh popullësinë zvicerane pa kujtuar edhe shqiptarët e Kosovës. Ata përbëjnë rreth 200 mijë persona, të cilët janë përshtatur me përditshmërinë helvete. Në vigjilje të pavarësisë së Kosovës, media zvicerane TELE TOP nga 11 deri 15 shkurt do emetojë një emision për jetesën e kosovarëve në Zvicër, informon ekskluzivisht foldrejt.com.
“Kosova është shteti më i ri i Europës, që në 17 shkurt feston 11 vjetorin e pavarësisë. Kjo është një arsye për festë edhe për shqiptarët në Zvicër. Edhepse ata kanë lidhje të ngushta me vendin e origjinës, ata janë integruar edhe në Zvicër,” theksohet për ciklin e emisioneve që vetëm se kanë nisur.
TELE TOP ka vizituar dhe intervistuar shumë shqiptarë për të treguar aspektet e ndryshme të jetës së tyre në Zvicër. Në emisionin e parë tregohet për shkollat shqipe, ku të rinjtë shqiptarë mësojnë gjuhën e të parëve./Foldrejt.com