Një rast i tentim vrasjes u raportua në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:18, përcjell Fol Drejt.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/