Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Suharekë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:13, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar me moto-kultivator ishte rrokullisur dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/