Një çift i martuar rreth të 70-tave është arrestuar në Podolsk, Moskë, pasi dyshohet se kanë tentuar t’i vënë zjarrin zyrës lokale të regjistrimit ushtarak, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Burri, 70 vjeç, u kap në film duke u përpjekur t’i vinte flakën ndërtesës, por ai arriti të ndezë vetëm një zjarr të vogël përpara se të arrinte policia.
Ai kishte lyer një leckë me benzinë dhe e kishte vendosur në kornizën e dritares së ndërtesës. Më pas pensionisti ndezi leckën.
Thuhet se pamjet janë shkrepur nga gruaja e burrit të treguar, 76 vjeç.
Zjarri është shuar me shpejtësi dhe nuk ka të lënduar.
Dy pensionistët u arrestuan nga policia në Moskë menjëherë më pas./FolDrejt/