Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në brigjet e Kalabrisë, në jug të Italisë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në perëndim të Kozencës, në një thellësi prej 266 kilometrash, transmeton Ansa.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale./FolDrejt/