Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter tronditi Japoninë lindore herët në mëngjes, duke përfshirë prefekturën Chiba dhe kryeqytetin Tokio, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme në Tokio, ndërsa disa shërbime hekurudhore të Japonisë Lindore, të tilla si linjat Uchibo dhe Sotobo që kalojnë përmes prefekturës Chiba, u pezulluan për shkak të inspektimeve ose vonesave, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Tërmeti ka ndodhur në prefekturën jugore të Chiba në një thellësi prej rreth 40 kilometrash. Agjencia fillimisht raportoi një magnitudë 5.4, por më vonë e rishikoi atë në 5.2, transmeton Fol Drejt.