Një tërmet me magnitudë 5.1 ka goditur sot prefekturën japoneze të Kagoshima, në jugperëndim të Japonisë, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Deri më tani, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Tërmeti ndodhi në orën 16:10 me orën lokale në fshatin Toshima, i cili është pjesë e zinxhirit të ishullit Tokara, shtoi Agjencia Meteorologjike Japoneze, transmeton Fol Drejt.