Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez theksuan se mbështesin Ukrainën në luftën me Rusinë dhe kryeministri spanjoll e quajti presidentin rus Vladimir Putin agresor.
Gjatë takimit në Zyrën Ovale, Biden tha se të dy vendet “përkrahin së bashku Ukrainën”, ndërsa Sanchez fajësoi Vladimir Putinin për luftën.
“Ne mbështesim Ukrainën. Sigurisht, ne po punojmë për një paqe afatgjatë që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së. Mos kini dilema, në këtë luftë ka një agresor dhe një viktimë, dhe agresor është presidenti Putin”, tha Sanchez, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.