Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5.6 ballë që goditi rajonin e Java-s Perëndimore të Indonezisë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti 5.6 ballë ndodhi 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang në një thellësi prej 10 kilometrash, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet deklaruan se si pasojë e tërmetit humbën jetën të paktën 14 persona ndërsa 17 të tjerë janë plagosur.
Pas tërmetit i cili shkaktoi lëkundje për disa sekonda në kryeqytetin Xhakarta, nuk u lëshua paralajmërim për cunami./FolDrejt/