Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot Panamanë, rreth 60 kilometra nga ishulli Nargana në Karaibe, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Tërmeti u ndje për pak kohë në kryeqytetin, Panama City, raportoi Reuters.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.